Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Festa është në Top Channel/ Program i jashtëzakonshëm në ekranin tonë për festën e ndërrimit të viteve
Ndërrimi i viteve është festa e shumëpritur që bën bashkë të gjithë familjen dhe Top Channel vjen me një program të pasur për t’i bërë këto ditë festive të paharrueshme. Në vigjilje të vitit të ri, Portokalli nis maratonën e shfaqjes së konceptuar në formën e një kabareje ku humori ndërthuret me performanca te tjera dhe të ftuar këngëtarë dhe artistë të njohur të skenës. Nën titullin “Byroja Kombëtare e Humorit” – “Portokalli edhe ti”, çdo skeç i përgatitur me kujdes sjell atmosferën festive, por nuk lë pa thumbuar problemet e aktualitetit. Shfaqja ndërthur ngjarjet politike, ekonomike dhe sociale, në qendër të të cilave je ‘ti’. 1 janari vjen me ‘të Diellën e parë’ të 2026 me një transmetim maratonë që nis në 20:10 me...