Fermerëve u mbetet balta, përmbytja nga Semani në fshatrat e Fierit shkatërron çdo pasuri në bujqësi

Fermerëve u mbetet balta, përmbytja nga Semani në fshatrat e Fierit shkatërron çdo pasuri në bujqësi

Në orët e para të mëngjesit të së martës është çarë argjinatura e Lumit Seman, si pasojë është përmbytur fshati Hasturkas. Kjo është shtëpia e Aristidh Priftit, 76 vjeçar, e për të shkuar në shtëpi duhet të bësh këtë rrugë. Policia ka ardhur në orët e para të mëngjesit dhe u ka kërkuar të shpëtojnë ç’të mundin duke ngritur mobilet. Aristidhi ka 2 ha tokë të përmbytura nëse bimët mund të durojnë ujin, gjëja e gjallë jo, për këtë arsye  shpendët po i mbajnë të mbyllur “Kam pulat këtu dhe i kam mbyllur që t’i shpëtoj”, shprehet banori. Uji nuk ka kursyer as bletët. “Më dhimbsen bletët, në vend të mjaltit do marr baltë”, shprehet fermeri. Fermerët po mundohen të shpëtojnë drithërat dhe zogjtë. “Po...