Ferit Hoxha reagon pas emërimit si Ministër i Jashtëm: Do punojmë me dinjitet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ndarë një postim në rrjetet sociale pas betimit të tij para presidentit. Ndërsa shpreh mirënjohjen për këtë detyrë të re, ai shkruan se do të vazhdojë të punojë për përmbushjen e misionit në politikën e jashtme, ku në qendër është procesi i anëtarësimit në BE. Më pas, ndërsa vlerëson rritjen e peshës dhe besueshmërisë së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, shton se do të vijojë puna në dobi të respektit dhe suksesit të saj në arenën euroatlantike e globale. “Për dikë që ka shërbyer me devotshmëri për më shumë se tri dekada e gjysmë si nëpunës publik dhe si anëtar i Shërbimit të Jashtëm, nuk ka nder më të madh sesa ngjitja në përgjegjësinë e Ministrit...
Burimi:
sot.com.al