Fenomen i rrallë në Orikum: Deti ngrihet mbi 1.5 metra dhe vërshon në banesa e biznese (VIDEO)

Fenomen i rrallë në Orikum: Deti ngrihet mbi 1.5 metra dhe vërshon në banesa e biznese (VIDEO)

orikum VLORË- Një fenomen i rrallë natyror është regjistruar ditën e sotme zonën e Orikumit, ku niveli i detit është rritur me mbi 1.5 metra, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa dhe biznese. Kjo situatë ka shkaktuar panik të banorët dhe pronarët e bizneseve, të cilët janë përballur me hyrjen e menjëhershme të ujit në ambientet e tyre. Raportohet se bizneset më të prekura janë janë ato që ndodhen në vijën e parë bregdetare, brenda të cilave ka vërshuar uji.  Dyshohet se rritja e nivelit të detit ka ardhur si pasojë e kombinimit të baticave me erën e fortë. Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga autoritet për një vlerësim të plotë të situatës dhe dëmeve të shkaktuara./ZËRI