Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Fatkeqësi natyrore? Tubacioni i çarë futi Vlorën në kaos, qytetarët “zbulojnë skemën”, u dëmtua në kantierin e biznesmenit Arben Avduli
vlore-tubacioni i care VLORA- Furnizimi me ujë në Vlorë i është rikthyer normalitet që prej pasdites së djeshme. Tubi i dëmtuar i rrjetit të ujësjellësit shkaktoi një dëfekt i cili shkaktoi kaos duke ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës për 5 ditë me radhë. Pamjet e tubit të dëmtuar janë bërë publike, teksa një qytetare ka raportuar për JOQ se, dëmtimi ka ndodhur brenda një kantieri ndërtimi, që ajo e identifikon si kantier të biznesmenit Arben Avduli. Qytetarë të tjerë gjithashtu pretendojnë se dëmtimi i tubacionit ndodhet brenda të njëjtit kantier ndërtimi, por sipas tyre, është përpjekur të fshihet emri i Avdulit pasi bëhet fjalë për një biznesmen që ka lidhje të forta politike. Dëmtimi i tubacioni dhe kaosi që shpërtheu...