FATI i Belinda Ballukut, Gjykata Kushtetuese jep sot vendimin, nesër mblidhet Këshilli i Mandateve
belinda balluku dhe dy prokuroret e spak TIRANË- Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet këtë të martë për të marrë vendim në lidhje me ankimimin e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Seanca pritet të zgjasë pasi gjyqtarët do të japin qëndrimet dhe argumentet e tyre, ndërsa më pas do të zhvillohet votimi. Vendimi pritet që të bëhet publik edhe për mediat, ndërsa 8 gjyqtarët do të sqarojnë gjithashtu nëse ka pasur ndërhyrje të gjyqësorit në ekzekutiv dhe nëse një ministër gëzon imunitetin ligjor të një deputeti. Ndërkohë që gjatë ditës së nesërme është thirrur mbledhje e Këshillit të Mandateve, lajm i cili u bë i ditur në seancën parlamentare që po zhvillohet në...
Burimi:
zeri.ai