Fati i Ballukut, Kushtetuesja mblidhet sot për ankimimin e Ramës për pezullimin

Fati i Ballukut, Kushtetuesja mblidhet sot për ankimimin e Ramës për pezullimin

Belinda Balluku TIRANË-Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese pritet të dalë sot me një vendim lidhur me ankimimin e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen në Dhomë Këshillimi, pasi në mbledhjen e parë kërkuan më shumë kohë për shqyrtimin. Sot pritet që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim, ku pika kryesore lidhet me ligjshmërinë e masës së pezullimit nga detyrat qeveritare të Belinda Ballukut, vendim i marrë më herët nga Gjykata e Posaçme (GJKKO). Në seancën e të premtes, 22 janar, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin për pezullimin e Ballukut. Qeveria kërkon që Gjykata të interpretojë nenin 103 të Kushtetutës, sipas të cilit...