Fasada e bërë shoshë! Breshëri plumbash në një berberhane në Lezhë, plagoset 30-vjeçari

Fasada e bërë shoshë! Breshëri plumbash në një berberhane në Lezhë, plagoset 30-vjeçari

pamje nga vendngjarja LEZHË-Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në zonën e quajtur ‘Kryqëzimi i Rrilës’. Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur Sokol Daci rreth 30-vjeç. Ai është pronari i një biznesi berberhane dhe ndodhej aty në momentin kur u sulmua. Autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Njoftimi i policisë:  Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.  Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi...