‘Familja ime pret telefonatën time sa herë jam në një mision’, komandanti: Efektivët e RENEA-s janë njerëz me shpirt dhe ndjenja, por profesionistë të trajnuar për situata ekstreme
Pamje të papublikuara më parë nga përgatitja dhe stërvitja e forcave speciale RENEA u transmetuan në emisionin Top Story, duke sjellë një vështrim nga brenda në disiplinën, sakrificën dhe përgatitjen intensive të njësisë elitare të policisë shqiptare. Në një intervistë ekskluzive në Top Story, komandanti i RENEA, Altin Dardha, rrëfeu se jeta e efektivëve nuk është vetëm aksion dhe adrenalinë. “Familja s’fle kur jam në misione,” tha ai, duke theksuar se efektivët e njësisë janë njerëzorë, me familje dhe përjetojnë stresin e çdo misioni, megjithatë janë të trajnuar për të përdorur pajisje speciale dhe për të përballuar situata ekstreme brenda territorit të vendit. Moderatorja Grida Duma theksoi sakrificat që kërkon ky profesion, duke vënë në dukje se shpesh efektivët duhet të lënë përgjysmë momentet familjare...
Burimi:
top-channel.tv