Falsifikim i dokumentave? SPAK mbyll hetimin për Irena Gjokën: Nuk ka prova

Falsifikim i dokumentave? SPAK mbyll hetimin për Irena Gjokën: Nuk ka prova

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka ër veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Sipas njoftimit, procedim penal është regjistruar pas kallëzimit të paraqitur nga Adriana Kalaja, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike për akuzat falsifikimim të dokumenteve, shpërdorim detyre dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Sipas njoftimit të SPAK, nuk është provuar që Irena Gjoka të ketë kryer veprën penale për të cilën ishte kallëzuar dhe kërkon pushimin e çështjes, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë...