Faktet: Jet Bank e certifikuar nga 9 institucione vendase & ndërkombëtare
Fatbardha Rino në “Opinion” theksoi se Jet Bank nuk operon në hapësirë spekulative, por në një kornizë të rreptë ligjore, të monitoruar nga Banka e Shqipërisë dhe standardet ndërkombëtare financiare. Ajo nënvizoi se transparenca nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor dhe institucional. Sipas saj, çdo fond, çdo investitor dhe çdo proces verifikimi kalon në zinxhir të plotë kontrolli dhe auditimi financiar. Banka funksionon vetëm brenda shërbimeve të licencuara dhe nuk ka asnjë lidhje me aktivitete të paautorizuara apo jashtë sistemit rregullator. Ajo shtoi se në një sistem të rregulluar bankar, perceptimi publik nuk mund të zëvendësojë faktin ligjor. Për Jet Bank, vetëm dokumentacioni i verifikuar nga autoritetet dhe standardet ndërkombëtare ka vlerë, jo nga axhendat që fshihen pas zhurmës.
Burimi:
opinion.al