Exclusive/ “Qëndrova 10 vite në Siri”, u dërgua 8 vjeç pranë Xhihadit, Abdi: Kam parë masakra, na bombarduan kur ishim në xhami
“Exclusive” ka sjellë rrëfime të pazbuluara më parë të fëmijëve që ranë pre e rekrutimit të ekstremistëve të Xhihadit, pas ndikimit nga prindërit e tyre. Abdi, djali i cili ishte vetëm 8 vjeç kur u dërgua në Siri nga prindërit, ka rrëfyer detajet ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha. Si kreu i seksionit Kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në SPAK, prokurori Vladimir Mara, i cili bashkëvepron me prokurorët pranon vëmendjen e shtuar të agjencive shqiptare dhe të huaja. “Ka patur propogandë në rrjetet sociale, por edhe ndikim të jashtëzakonshëm nga imamë të vetëshpallur të cilët kanë ushtruar aktivitetin jo vetëm në republikën e Shqipërisë por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut duke i çuar këta persona drejt radikalizmit dhe për qasje...
Burimi:
top-channel.tv