Exclusive/ “Nuk e dija që prostitucioni ndalohej me ligj”, rrëfimi i punonjëses së seksit: Më përdornin 6-7 burra në ditë dhe s’kisha askënd të më mbronte
Me ekspozimin e ofertave të ndryshme sikur të ishin mall, prostitucioni po ushtrohet hapur megjithëse nën frikën e autoriteteve, duke përdorur çdo mundësi ku njeriu tregtohet për shërbime seksuale me një çmim fiks, por që sipas dosjeve hetimore dalin në përgjime duke negociuar. Të tjera i nënshtrohen formave më të sofistikuara, ku si grackë përdoret mirëbesimi tek një i njohur, një mik, i dashuri, dhe ato pranojnë t’u dhurohet një biletë udhëtimi drejt Shqipërisë, ku pas i pret bllokimi i pasaportës, për të ngecur mes të panjohurës dhe shtëpive të mbyllura, dyert e të cilave hapen vetëm nga klientët. Bileta e kthimit në shtëpi varet nga tutori. “Biletën Kolumbi-Shqipëri ma bleu trafikanti, udhëtova nga Kolumbia në Panama, nga Panama në Republikën Dominikane, dhe pastaj nga...
Burimi:
top-channel.tv