Exclusive/ Fotot e rralla të Ali Begesë: Rama e Berisha bashkë në Qytetin Studenti. E vërteta e fotos së kreut të PD me portretin e Enver Hoxhës në sfond

Exclusive/ Fotot e rralla të Ali Begesë: Rama e Berisha bashkë në Qytetin Studenti. E vërteta e fotos së kreut të PD me portretin e Enver Hoxhës në sfond

Sali Berisha dhe Edi Rama i kanë daljet e tyre të përbashkëta publike që në ditët e para të demokracisë. Ishte 4 janari i vitit 1991, kur në Kinoteatrin e Qytetit Studenti, Partia Demokratike, e themeluar vetëm pak ditë më parë, po mbante një miting. Lideri i ardhshëm i PD-së, Sali Berisha ishte njëri prej folësve në atë miting, por pranë mikrofonit u afrua edhe Edi Rama. Fotografi Ali Begeja, i cili ndodhej aty pranë gjatë momentit të mbajtjes së mitingut i fotografoi të dy teksa flisnin. “PD bënte mitingje në gjithë Tiranën, me intelektualë, para stadiumit. Aty ishte edhe Rama me intelektualët. Rama iu bashkua Berishës? Ne u habitëm, fliste me shumë mllef. Thonim: Mos vjen ndonjë ose ta vrasë, ose ta arrestonte. Dukej...