Exclusive/ Çfarë i shkaktoi përmbytjet, zbardhen dokumentet. Nga kullimi tek hidrovoret, investimet mbeten në letër

Exclusive/ Çfarë i shkaktoi përmbytjet, zbardhen dokumentet. Nga kullimi tek hidrovoret, investimet mbeten në letër

Nga Durrësi në Fier, nga Lezha në Gjirokastër, përmbytjet lanë pas dëme të rënda në banesa, humbje të gjësë së gjallë dhe mijëra hektarë tokë bujqësore të shkatërruara. Lagje të tëra në Spitallë, Ish-Kënetë e Shkozet u kthyen në liqene, ndërsa në fshatra si Kashishti, Sukthi apo Katundi i Ri, banorët u detyruan të braktisin shtëpitë për të shpëtuar jetën. Uji hyri në oborre, në dhoma gjumi e në stallat e bagëtive. Në disa zona, përmbytjet morën edhe viktima, duke e kthyer emergjencën natyrore në tragjedi njerëzore. Pamje të njohura, që çdo fillim viti rikthehen me të njëjtin skenar: reshje intensive, lumenj të pakontrolluar dhe një vend që duket ende i pambrojtur përballë fatkeqësive natyrore. Ky Exclusiv është pasqyra e atyre ditëve, por edhe një...