No Image Available

Evazion fiskal në Sarandë, Prokuroria nis hetimet për administratorët e “Nikaj” Sh.p.k. dhe zyrtarë të Tatimeve

Kompania Nikaj sh.p.k SARANDË- Prokuroria e Tiranës dhe Sektori i Krimit Ekonomik, me mbështetje nga emisioni “Stop”, kanë zbuluar një skandal evazioni fiskal në Sarandë. Hetimet janë përqendruar te kompanisë “Nikaj” sh.p.k., e cila dyshohet për falsifikim dokumentesh, evazion fiskal, pastrim parash dhe tregtim mallrash kontrabandë. Administratorët e kompanisë janë nën hetim pasi dyshohet se kanë kryer pastrim parash dhe tregtim mallrash kontrabandë. Nga hetimet janë gjetur produkte pa dokumentacion doganor të rregullt. Hetimet e Prokurorisë përfshijnë edhe zyrtarë të administratës tatimore në Sarandë, si drejtorin e Tatimeve dhe disa inspektorë, të cilët dyshohet se nuk kanë kryer kontrolle ligjore, duke mundësuar aktivitetin e paligjshëm për një periudhë të gjatë. Policia ka shoqëruar administratorët dhe ka nisur sekuestrimin e dokumenteve dhe pajisjeve elektronike. Pjesë e...