Eurostat: Tkurrje e popullsisë së re në Shqipëri me mbi 18 mijë persona
Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi popullsinë e moshës 15–29 vjeç në Europë nxjerrin në pah një situatë veçanërisht problematike për Shqipërinë, e cila kryeson renditjen për rënien më të madhe demografike të kësaj grup-moshe. Krahasuar me vendet e tjera europiane, vendi ynë po përjeton një tkurrje të përshpejtuar të numrit të të rinjve, që tejkalon ndjeshëm mesataret rajonale dhe kontinentale. Sipas statistikave, në janar 2025 Shqipëria numëronte 405,832 persona të moshës 15–29 vjeç, rreth 18,300 më pak se një vit më parë. Kjo përkthehet në një rënie vjetore prej 4.32%, një ritëm katër herë më i lartë se ai i Serbisë, e cila renditet pas Shqipërisë me një ulje prej 1.03%. Ndërkohë, vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia kanë regjistruar vetëm ndryshime...
Burimi:
kohajone.com