Eurostat: Tirana mbetet e parafundit në Europë për transportin më të keq publik, na e kalon vetëm…

Eurostat: Tirana mbetet e parafundit në Europë për transportin më të keq publik, na e kalon vetëm…

Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ja kalon vetëm Roma, por ndryshe nga kjo e fundit, ne nuk kemi as metro, tramvajë apo trena urbanë. Pra ndërsa banorët dhe turistët në kryeqytetin italian kanë mundësi zgjedhje kur autobusat vonojnë, në Tiranë përveç transportit publik, mund të përdorësh taksi me kosto të larta, ose të zgjedhësh të ecës në këmbë. Anketa e Komisionit Evropian për Cilësinë e Jetës në Qytetet Evropiane u kërkoi mbi 71,000 personave në 83 qytete të vlerësonin sistemet e tyre të transportit bazuar në pesë faktorë kryesorë: përballueshmërinë, sigurinë, lehtësinë e përdorimit, frekuencën dhe besueshmërinë. Transporti publik luan një rol të madh në nivelin e kënaqësisë që njerëzit ndiejnë me jetën e tyre në një qytet. Ndërsa disa kryeqytete...