Eurostat: Shqiptarët e përdorin e-qeverisjen më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian

Eurostat: Shqiptarët e përdorin e-qeverisjen më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian

foto ilustruese TIRANË- Teksa shumë shërbime sot, si marrja e një certifikate, vërtetimi sigurimesh, pronësie etj, mund të kryhen vetëm online, individët shqiptarë rezultojnë që i përdorin shërbimet online të qeverisjes më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2024 (për vendet e BE-së kanë dalë të dhënat e 2025-s), 78% e qytetarëve shqiptarë ndërvepruan me autoritetet publike në mënyrë online gjatë 12 muajve të mëparshëm, në krahasim me 72% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian. Shqipëria është e para në rajon për ndërveprimin me autoritetet publike online dhe e 13-a në Europë. E dyta pas nesh është Serbia (64.2%), Kosova (59.3%), Mali i Zi (52.4). Të fundit janë Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia...