Eurodeputeti gjerman debat me Ballën: BE nuk e ka bërë, pse Shqipëria nxitoi të merrte pjesë në Bordin e Paqes
Gjatë një takimi në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë mes delegacionit të Parlamenti Europian këtë të mërkurë dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shënuar një debat lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare. Deputeti i Parlamentit Europian, Peter Gahler, ngriti pyetje ndaj Ballës për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me Bordin e Paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA‑s, Donald Trump, duke kërkuar sqarime pse Shqipëria e pranoi menjëherë këtë iniciativë. Balla reagoi duke theksuar se Shqipëria ka një “marrëdhënie të veçantë” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nënvizoi se zyrtarët e BE‑s duhet të pyesin vetë institucionet e Bashkimit Europian për mos‑përfaqësim të qartë në këtë strukturë. “Zoti Gahler bën mirë të pyesë Këshillin Europian pse ju vetë si BE nuk keni...
Burimi:
gijotina.com