“Është kryer një transferim i rëndësishëm financiar”, kryeministri Rama: Depozitim 167 mln euro në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në podkastin “Flasim”, deklaroi se janë depozituar 167 milionë euro në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve Ai shtoi se ky fond lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me premtimin që kanë bërë për të moshuarit. “Këtë javë është kryer edhe një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me çka jemi zotuar për për gjyshet dhe gjyshërit e kësaj republike. Sikundër e kishim paralajmëruar, fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 do të depozitoheshin në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, gjë që sapo është bërë në një shumë prej 167 milionë euro. Transferimi i këtyre 167 milionë eurove në këtë fond...
Burimi:
top-channel.tv