Është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm nga Rama? Ish-deputeti Sula tregon nëse ka marrë ofertë

Është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm nga Rama? Ish-deputeti Sula tregon nëse ka marrë ofertë

Dashnor Sula i përgjigjet aludimeve se është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të pabazuara. Sula ironizoi akuzat që sipas tij përsëriten sa herë që dikush shfaq qëndrime ndryshe nga lidershipi i PD-së. ”Sa miliona euro na ka blerë një herë? Kushdo që nuk është dakord me lidershipin e PD, sipas tyre, i ble Rama të gjithë”, u shpreh për ”News 24”. Ish-deputeti i PD-së theksoi se nuk ekziston asnjë emërim, vendim apo urdhër zyrtar në lidhje me këtë post. ”Nuk është asgjë e vërtetë, nuk ka asnjë lloj emërimi, asnjë vendim, asnjë urdhër. Nuk e di nga ka dalë kjo”, deklaroi Sula.