Ervin Salianji takim me strukturat e PD-së në Lezhë të dielën: Qëllimi është bashkimi i opozitës dhe rotacioni
Ervin Salianji do të zhvillojë ditën e dielë, në orën 18:00, një takim me strukturat e Partisë Demokratike në qytetin e Lezhës. Takimi pritet të mbledhë drejtues lokalë, anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, në kuadër të një serie takimesh që Salianji po zhvillon në disa qytete të vendit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Salianji përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ai thekson se këto takime kanë si qëllim kryesor forcimin e opozitës dhe bashkimin e demokratëve përballë mazhorancës aktuale. Sipas tij, vetëm një opozitë e bashkuar mund të ofrojë një alternativë të besueshme për qytetarët dhe të çojë drejt rotacionit politik. “Qëllimi i takimeve tona me demokratët është bashkimi i opozitës dhe rotacioni,” shkruan Salianji në mesazhin e tij, duke nënvizuar...
Burimi:
kohajone.com