Ervin Salianji në Shkodër: PD nuk vjen në pushtet me figura të vjetra

Ervin Salianji në Shkodër: PD nuk vjen në pushtet me figura të vjetra

Ervin Salianji vijon foltoren e tij të takimeve me demokratët, dhe këtë mbrëmje u ndal në Shkodër ku salla ishte mbushur me demokratë. Salianji tha gjatë fjalës se PD-ja nuk mund të ndryshojë me figura të konsumuar dhe të vjetra, ndaj selia blu duhet të ndryshojë në mënyrë që të ketë mundësi për të rrëzuar Edi Ramën. Ish-deputeti shtoi se nuk e përjashton dot askush nga PD. ”Shqipëria nuk ndryshon nëse Partia Demokratike nuk ndryshon për të rrëzuar Ramën. Politika nuk ndryshon më me figura të konsumuar dhe të vjetra. Nuk ka vetpërjashtim ka përballje dhe ne do t’ja dalim që ta ndryshojmë PD. Përfaqësojmë një zë ndryshe”, tha ai. Salianji iu përgjigj sulmeve që ka marrë në mënyrë të vazhdueshme nga lidershipi i PD...