Ervin Salianji i bashkohet protestës para kryeministrisë, e shoqëron edhe Ilir Vrenozi

Ervin Salianji i bashkohet protestës para kryeministrisë, e shoqëron edhe Ilir Vrenozi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në protestën e opozitës para kryeministrisë. Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Valbona Mëhilli, Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij. Kujtojmë se prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të marrëdhënieve të tyre. Salianji organizon herë pas here takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD. Kreu i PD, Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.