Erjon Riçku në krye të Doganës në Tiranë: Prioritet, efikasiteti dhe transparenca
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja prezantoi këtë të premte përpara stafit të administratës doganore të Tiranës, kryetarin e ri të kësaj dege, Erjon Riçku i cili merr detyrën në një prej pikave më të rëndësishme të Administratës Doganore në vend. Beja theksoi se Erjon Riçku vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e suksesshme në administratën shtetërore, çka përbën një vlerë të shtuar për drejtimin e Degës së Doganës Tiranë. Ai nënvizoi se përpara strukturës që ai do të drejtojë qëndrojnë sfida të rëndësishme dhe nevoja për përmirësimin e mëtejshëm të shumë aspekteve të punës. Drejtori i Përgjithshëm theksoi se zbatimi i ligjit duhet të jetë parimi udhëheqës i çdo veprimtarie, ndërsa objektivat dhe plani i punës duhet të orientohen drejt rritjes së...
Burimi:
kohajone.com