“Erion Veliajn në burg nuk e ka futur drejtësia”/ Vendimi i GJK, gazetari: Një drejtësi për Metën në burg dhe trajtim..
Gazetari Bledian Koka i ftuar ne nje studio televizive deklaroi, se vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për Ilir Metën dhe Erion Veliajn tregojnë qartë ekzistencën e dy standardeve në sistemin e drejtësisë shqiptare. Sipas tij, për ish-Presidentin Ilir Meta gjykatat mbajtën një qëndrim të prerë dhe legjitimuan paraburgimin, ndërsa për Erion Veliajn u ndoq një tjetër qasje, duke i hapur rrugë rishikimit të masës së sigurisë. Koka argumentoi se diferenca nuk lidhet me provat apo faktet juridike, por me mbështetjen politike që secili prej tyre gëzon. Ai tha se “Erion Veliajn në burg nuk e ka futur drejtësia”, duke lënë të kuptohet se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës lidhet më shumë me zhvillime politike sesa me funksionimin normal të institucioneve...
Burimi:
sot.com.al