Erion Braçe denoncon policinë: Bëhet palë me ndërtuesin që zë trotuarin e këmbësorëve
Nga Erion Braçe, deputet i PS Në territor, njerëzit prioritet Unë, policia, trotuari, ndërtuesi dhe ndërtimtaria si dhunë në këtë qytet!Të shtunën në mesdite, isha tamam këtu; 5-6 punëtorë po vendosnin këtë gardh, mesa duket këtu do bëhet kullë. U kërkova te mos e vendosnin gardhin duke rrëmbyer trotuarin; mos fol me ne, fol me pronarin, më thanë; do flas me policinë tani, ju thashë.Telefonova sallën operative të policisë së shtetit dhe ju tregova ç’po ndodhte këtu; më dëgjuan dhe premtuan se do e zgjidhnin. Unë për zgjidhje këtu njoh vetëm lirimin e trotuarit. Jo vetëm sepse është e vetmja mundësi për këmbësorët, shiheni videon dhe rrugën, fluksin e makinave dhe rrezikun, por edhe sepse ky trotuar nxjerr çdo të moshuar dhe nënë me fëmijë...
Burimi:
kohajone.com