Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Ergys Agasit kanë tentuar t’i vjedhin zyrën”, avokati i biznesmenit: Pajisja e përgjimit, e vendosur prej vitesh, nuk del asnjë përfaqësues i qeverisë
Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ku zbardhi detaje nga çështja. Ai tha se klienti i tij është jashtë shtetit për çështje biznesi, ndërsa theksoi se do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë. “Për procesin, jemi përpara një procesi që mund ta quajmë gjueti shtrigash. Mund të provohen disa elementë: Agasi është biznesmen që nuk ka përfituar nga financat publike nëpërmjet tenderave. Në asnjë proces të AKSHI-t nuk figuron të ketë kandiduar. Agasi është biznesmen me reputacion dhe nuk lejon askënd, as SPAK-un, të nxjerrë materiale që kanë të bëjnë me jetën e tij private. Dua të bëj me dije se zoti Agasi nuk e ka njohur personin që pretendohet se është...