Ergys Agasi ankesë për mosmarrjen e dosjes hetimore nga SPAK, ILD regjistron kërkesën e avokatit
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka konfirmuar se është duke marrë në shqyrtim ankesën e paraqitur nga shtetasi Ergys Agasi, i cili përmes mbrojtjes së tij ligjore ka kërkuar shqyrtimin e mosdhënies së dosjes hetimore. Ankesa, e depozituar dhe e regjistruar zyrtarisht më 19 janar 2026, është bërë publike më herët edhe nga avokati i Agasit, Maks Haxhia. Si institucion që mbikëqyr punën e sistemit të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe GJKKO, ILD konfirmon se ka regjistruar ankesën dhe se ajo do t’i nënshtrohet shqyrtimit në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. Sipas përgjigjes zyrtare, palët do të njoftohen për çdo vendimmarrje që do të merret në vijim. Reagimi i institucioneve më të larta të sistemit të drejtësisë ndaj kërkesave të paraqitura nga mbrojtja ligjore...
Burimi:
ntv.al