Era e fortë shkakton incident në Durrës, vetrata e xhamit shkëputet nga fasada e pallatit, s’ka të lënduar
Era e tërbuar dhe deti me dallgë të mëdha e kanë vështirësuar procesin e punës në kantierin e ndërtimit në pjesën fundore të shëtitores “Taulantia” në Durrës. Pavarësisht se puna për hapjen e gropave ku do të vendosen plinta dhe më pas pergolatet e betonit ka vijuar pa ndërprerje, punëtorët kanë hasur vështirësi të shumta për shkak të mbushjes së gropave me ujë. Era e fortë shkaktoi një incident në lagjen nr. 3 të qytetit, por fatmirësisht pa të lënduar. Një vetratë e madhe xhami u shkëput nga fasada e pallatit dhe, së bashku me llamarina të shumta, përfunduan në trotuar dhe në rrugën “Egnatia”. Sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, era e fuqishme është me forcë 5 ballë dhe me drejtim jug. Pritet që...
Burimi:
sot.com.al