‘Ëndrra amerikane’ në pritje, mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit
E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës – u nis drejt SHBA-së. Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese e asaj që njihej si ‘lotaria e Kartës së Gjelbër’, por që në të vërtetë quhet Programi i Vizave të Diversitetit. Artina ishte nxitur të aplikonte nga partneri i saj. Ky i fundit kishte 12 vjet rresht që aplikonte, pasi të ardhmen e tij s’e shihte askund tjetër përveç në SHBA. Por, fati deshi që Artina të ishte ajo që ta fitonte mundësinë për të emigruar në SHBA. Që atëherë, zemra e saj...
Burimi:
top-channel.tv