Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt

Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt

Zyra e Avokatit të Popullit, institucion që drejtohet nga Endri Shabani, ka njoftuar se, në kuadër të ushtrimit të mandatit te tij kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ka ndërmarrë masa për monitorimin e protestës së organizuar sot nga partia “Shqipëria Bëhet”. Shabani, dikur drejtues i Nismës Thurrje, ishte në koalicion me Lapajn në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku morën vetëm një mandat. “Një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në terren, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për të qenë të pranishme, sipas nevojës, në ambientet e komisariateve të policisë dhe institucioneve shëndetësore. Ky angazhim synon ndjekjen nga afër të çdo veprimi pasues dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore dhe të të drejtave të qytetarëve”,...