Endri Meksi denoncon në polici: Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar
Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit të Meksit, në orët e mbrëmjes të së dielës, persona të maskuar me armë dhe shkopinj bejsbolli që lëviznin me një Audi të bardhë pranë ambienteve të televizionit e kanë kërcënuar atë me jetë. Në kallëzim, Endri Meksi pretendon se kanë qenë tre persona që kanë dalë nga mjeti dhe e kanë kërcënuar. Pas kallëzimit të tij, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe kamerat e vetë televizionit për të identifikuar autorët e kërcënimit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë vërehet se mjeti tip Audi i bardhë është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com