EMRI/ Siguroi eksplozivin për në ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar në Durrës!
Një 34-vjeçar i kërkuar dhe i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale nëpërmjet sigurimit të një sasie lënde plasëse, është arrestuar sot në qytetin e Durrësit. Policia vendore bëri me dije se në pranga ka rënë i riu Kristjan Lica, 34 vjeç. Burime zyrtare sqaruan se i dyshuari ka siguruar eksploziv për një grup për kryerjen e një sulmi kriminal, ngjarje që është nën hetim e sipër nga autoritetet ligjzbatuese. Ndaj Licës ishte caktuar edhe masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit. Nuk jepen detaje për shënjestrën e atentatit ku do bënte pjesë edhe Lica apo për autorët e tjerë dhe motivet.
Burimi:
sot.com.al