EMRI/ Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja, arrestohet autori

EMRI/ Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja, arrestohet autori

Një plagosje e lehtë me thikë bëhet me dije se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash. Sipas burimeve jozyrtare të policisë i dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52 vjeç, i cili ka një biznes në zonë. Ndërkaq, autori i dyshuar është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52 vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë. Më pas, autori ka dëmtuar xhamat...