Emri/ Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 37-vjeçari, pritet ekstradimi

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 37-vjeçari, pritet ekstradimi

Ka rënë në pranga shtetasi Gjergji Ceka alias Gjergj Kola, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja. Ndaj 37-vjeçarit rendon akuza e kultivimit të bimëve narkotike. Njoftimi: Akuzohet nga Gjykata e Malagës, për kultivim të bimëve narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 37-vjeçari. Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Gjergji Ceka alias Gjergj Kola, 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky...