Emri/ Kultivonte bimë narkotike, pranga 22-vjeçarit dhe punonjësit të OSHEE në Velipojë

Emri/ Kultivonte bimë narkotike, pranga 22-vjeçarit dhe punonjësit të OSHEE në Velipojë

Vihet në pranga një 22-vjeçar nga Vau i Dejës, i kapur në flagrancë duke kultivuar kanabis me llamba në një banesë të marrë me qira në Velipojë. Në kuadër të fazës së katërt të operacionit të koduar “Neonët 4”, janë sekuestruar mbi 300 bimë narkotike, pajisje elektrike për kultivim dhe pajisje të tjera të lidhura me aktivitetin kriminal. Në operacion janë përfshirë edhe punonjës të OSHEE-së, ku njëri u arrestua dhe dy të tjerë po procedohen penalisht për shpërdorim detyre. Njoftimi: Shkodër/ Operacione të njëpasnjëshme nga strukturat e DVP Shkodër për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Neonët 4”. Shkon në 7 numri i ambienteve të zbuluara...