EMRI/ Kapet në Malin e Zi 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, ekstradohet drejt vendit tonë

EMRI/ Kapet në Malin e Zi 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, ekstradohet drejt vendit tonë

Arrestohet në Mal të Zi dhe ekstradohet në Shqipëri, një 31-vjeçar i akuzuar si bashkautor i kultivimit të mijëra bimëve narkotike, në disa fshatra të qarkut Lezhë, këtë vit. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Podgoricës, u kap në Mal të Zi dhe u ekstradua në Shqipëri shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Magiljan Deda, 31 vjeç, i lindur në Lezhë. Në muajin prill të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Magiljan Deda akuzohet se ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasit e identifikuar gjatë operacionit policor të koduar “Vakumi”, mijëra bimë narkotike...