Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Emri/ I dënuar për trafik drogë nga Franca, Prokuroria e Shkodrës sekuestron automjetet dhe mjetet motorike të një personi
Nuk justifikonte pasuritë, Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar automjetet dhe mjetet motorike të shtetasit Brigeno Binoshaj, pasi nuk justifikonte pasuritë. Binoshaj është dënuar më parë nga autoritetet franceze. Njoftimi: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u sekuestruan automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit B.B. dhe familjarëve të tij. Nga hetimet rezultoi se, shtetasi B.B. ka qënë dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale te “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal dhe pas verifikimeve përkatëse kanë ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri...