EMRI/ I dënuar me mbi 7 vite për prostitucion, arrestohet 38-vjeçari te Liqeni i Thatë (VIDEO)

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vite për prostitucion, arrestohet 38-vjeçari te Liqeni i Thatë (VIDEO)

pamje nga arrestimi TIRANË- Një 38-vjeçar i dënuar me 7 vjet e gjysmë burg për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga policia e Tiranës, në zonën e Liqenit të Thatë. Sipas policisë, 38-vjeçari Rezart Hyskollari është dënuar me burg nga Gjykata e Durrësit në vitin 2019për shfrytëzim prostitucioni. Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Dënimi”. I dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim, për shfrytëzim të prostitucionit, kapet në zonën e Liqenit të Thatë, dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, se një shtetas i shpallur në kërkim, fshihej...