Emri/ I dehur në timon shkaktoi aksident, kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Emri/ I dehur në timon shkaktoi aksident, kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Një aksident rrugor në Sukth çoi në ndalimin e një 32-vjeçari, i cili jo vetëm drejtonte automjetin në gjendje të dehur, por rezultoi edhe person në kërkim, i dënuar me burgim për mashtrim me TVSH-në. Menjëherë pas njoftimit se një automjet ishte përplasur me disa pemë, shërbimet e Policisë Rrugore shkuan në vendngjarje për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit, shtetasi Alfred Dumi, 32 vjeç, iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili në matjen e dytë rezultoi 1.29 mg/l, mbi normat e lejuara. Nga verifikimet e mëtejshme, policia konstatoi se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2024, e kishte dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën...