Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Emri/ Humbi jetën teksa po luante në kalçeto, përcillet për në banesën e fundit 42-vjeçari në Vlorë
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një kalçeto në fshatin Novosel, ku humbi jetën një 42-vjeçar, sot është zhvilluar ceremonia mortore e të riut Besfort Ruanaj. Ngjarja ndodhi në ambientet e kalçetos, ku sipas administratorit të saj, i cili ka folur për Top Channel, goditja me top në kraharor e 42-vjeçarit ka qenë e lehtë dhe ai nuk dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e kësaj goditjeje. Ndërkohë, në këtë kalçeto i riu kishte shkuar për herë të parë për të luajtur, po ashtu edhe shokët e tij nuk vinin shpesh për të luajtur në kalçeton e fshatit Novosel. Pasi ai ra në tokë, ishte e pamundur të jepeshin ndihmat e para, por sipas mjekëve, kur mbërriti ambulanca, ai ishte pa...