Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Emri/ Gjendet një person i vdekur në Lezhës, dyshohet se është vetëvrarë me armë
Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës. Top Channel mëson se viktima i identifikuar si Preng Perjaku, ka plagë nga arma e zjarrit dhe, sipas veprimeve paraprake, dyshohet se ka qëlluar veten me armë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Njoftimi i plicisë: Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65 vjeç. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Top Channel