Emri/ Aksident në Lushnjë, makina përplaset me motorin, plagoset rëndë një nga shoferët

Emri/ Aksident në Lushnjë, makina përplaset me motorin, plagoset rëndë një nga shoferët

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, pranë kryqëzimit të fabrikës së miellit. Në aksident është përfshirë një automjet dhe një motor. Nga përplasja ka marrë plagë të rënda drejtuesi i motorit, shtetasi Marjus Doksani. 33 vjeçari, nga fshati Qamic, Berat, ndodhet në spital për trajtim mjekësor. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë automjeti, i cili dilte nga një biznes në anë të rrugës. Top Channel