Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona, të dyshuar për përfshirje në rrëmbimin e shtetasve Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari, ngjarje e ndodhur në vitin 2023. Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit Albi Mecini, Sebasatjan Lataj dhe Sofokli Baxherri akuzohen për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, të parashikuara nga nenet 109/3, 305/b dhe 141/a/2 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr. 169/2023 dhe nr. 369/2025 (i ndarë nga procedimi penal nr. 169/2023), Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim, konkretisht: Albi Mecini, i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng...