EMRAT/ Gjykata e Posaçme dënon 7 trafikantët e klandestinëve që sulmuan me armë policët në Morinë

EMRAT/ Gjykata e Posaçme dënon 7 trafikantët e klandestinëve që sulmuan me armë policët në Morinë

SPAK TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar shtatë anëtarë të një grupi të huaj që merrej me trafikun e klandestinëve. Ky grup vepronte nga Shqipëria përmes Kosovës, duke pasur si destinacion vendet e Bashkimit Europian. Vendimi është shpallur pas një procesi gjyqësor të udhëhequr nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas aktgjykimit, të pandehurit ishin të ndarë në dy grupe. Grupi i parë përbëhej nga Muhamed Shehab, Muhammed Nasir dhe Nagid Alabdalah, ndërsa grupi i dytë nga Sultan Grimash, Muhammed Radawn, Ayoub Bahhoo dhe Rabi Lqadi. Grupi është akuzuar për trafikim të njerëzve, por gjithashtu edhe për tentativë vrasje ndaj policëve, pasi gjatë një operacioni në vitin 2023 ata qëlluan me armë drejt oficerëve të policisë,...