Emiriana Sako nxjerr alibi për hetimin: Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës

Emiriana Sako nxjerr alibi për hetimin: Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka bërë me dije se 35 persona janë evakuar në Katund të Ri dhe 55 të tjerë në Sukth, për shkak të përmbytjeve. Sako foli edhe për vdekjen e punonjësit të komunales, 54-vjeçari Astrit Hysenaj, i cili dyshohet se humbi jetën për shkak të motit të keq. Kryebashkiakja tha se sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur jashtë orarit të punës. “Kemi qenë deri në orët e vona dje duke punuar në zonën e Durrësit të Ri dhe, gjatë mëngjesit, kemi marrë njoftimin që Erzeni po shkonte drejt kuotave maksimale; kemi dërguar grupet. Është rast i përsëritur si në 2021. Nuk kemi pasur prurje që të nxjerrë lumin nga shtrati, por mendojmë që mund të kenë ardhur prurje edhe...