Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me krizën e emigrimit të shqiptarëve, duke theksuar se largimi masiv i qytetarëve, veçanërisht i të rinjve, është pasojë e një sistemi ekonomik dhe institucional të manipuluar që nuk shpërblen meritën dhe konkurrencën. Sipas Tabakut, Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të dytë historik. Në fillim të viteve ’90 vendi ishte në një udhëkryq për demokracinë dhe integrimin europian, ndërsa sot përballet me një udhëkryq ekonomik që po i detyron qytetarët të largohen sërish masivisht nga vendi. Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, Tabaku theksoi se vetëm gjatë vitit 2024 rreth 44 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në periudhën e pandemisë 2021–2022...
Burimi:
gijotina.com