Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka hyrë në një cikël ku rënia e popullsisë po ushqen vetveten, duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u ndalur. Ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i fëmijëve të lindur në vendin tonë ra me 35%, duke reflektuar, jo vetëm dëshirën e njerëzve për të pasur më pak fëmijë, por për një tkurrje të motorit riprodhues të vendit. Demografët shpjegojnë se kur baza e re e popullsisë zvogëlohet shpejt (sidomos grupmoshat 20–39 vjeç), pra mosha riprodhuese, tkurrja priret të përshpejtohet. Ky fenomen që, në gjuhë teknike, quhet moment demografik në kah negativ, tregon se edhe sikur fertiliteti të mos bjerë më, fakti që ka më pak gra dhe burra në moshat e lindjes e ul numrin absolut të lindjeve, dhe...
Burimi:
zeri.ai